Account deletion

See Albania · LinkUp SHPK
29 shtator 2026 / 29 September 2026

Read in English · Lexo shqip

Kërko fshirjen e llogarisë dhe të dhënave

Mund ta dërgosh kërkesën pa hyrë në llogari dhe pa instaluar sërish aplikacionin.

Kërko fshirjen me email

Nëse butoni nuk hap programin e emailit, shkruaj drejtpërdrejt te contact@see-albania.com, me subjektin Fshirje llogarie — See Albania.

  1. Shëno emailin e llogarisë dhe, nëse nevojitet, referencën e rezervimit.
  2. Shkruaj se kërkon fshirjen e llogarisë dhe të të dhënave të lidhura. Mund të kërkosh edhe fshirjen e të dhënave të caktuara pa mbyllur llogarinë.
  3. Përdor emailin e regjistruar kur është e mundur. Do të verifikojmë pronësinë përpara fshirjes dhe do të të kontaktojmë nëse nevojitet informacion shtesë.

Mos dërgo fjalëkalimin, PIN-in ose të dhëna karte pagese. Në kërkesën fillestare nuk nevojitet kopje dokumenti identifikimi.

Afati dhe mënyra e përpunimit

LinkUp SHPK e trajton manualisht kërkesën brenda 30 ditëve nga marrja. Dërgimi i emailit nuk e fshin menjëherë llogarinë. Do të konfirmojmë rezultatin dhe do të shpjegojmë çdo të dhënë që duhet mbajtur, arsyen dhe afatin ose kriterin ligjor përkatës.

Çfarë fshihet

Fshirja përfshin profilin, kontaktet, preferencat dhe të dhënat e lidhura me llogarinë; përfshij edhe komentet, vlerësimet ose materialet që ke ngarkuar kur janë të lidhura me ty, për aq sa nuk përfshihen në përjashtimet e kufizuara më poshtë. Mbyllet aksesi në llogarinë e fshirë. Fshirja zbatohet edhe për të dhënat që ofruesit tanë përpunojnë për llogarinë tonë, sipas rolit të tyre.

Çfarë mund të mbahet në arkiv

  • Dokumentet kontabël: faturat dhe dokumentet përkatëse të rezervimeve, pagesave, komisioneve dhe rimbursimeve ruhen 10 vjet pas mbylljes së periudhës raportuese së cilës i përkasin, ose më gjatë vetëm kur një dispozitë ligjore e kërkon. Ruhen vetëm të dhënat e nevojshme për dokumentin dhe detyrimin. Ky afat nuk zbatohet automatikisht te i gjithë profili ose historiku.
  • Çështje ose pretendime ligjore: vetëm provat e nevojshme për një detyrim ose pretendim të identifikuar, deri në përfundimin e tij dhe të afateve ligjore përkatëse. Nevoja rishikohet; përdoruesit i shpjegohet kriteri konkret. Nuk arkivojmë pa afat çdo të dhënë thjesht për mundësinë e një paqartësie.

Aksesi në këtë arkiv kufizohet te personat e autorizuar për detyrimin përkatës. Të dhënat e ruajtura për këto qëllime nuk përdoren për marketing. Kur përfundon arsyeja dhe afati, ato fshihen ose anonimizohen në mënyrë të pakthyeshme.

Rezervime dhe shërbime aktive

Fshirja e llogarisë nuk anulon vetvetiu një rezervim. Nëse ke rezervim aktiv, na jep referencën që të trajtojmë edhe rezervimin sipas kushteve të tij. Ofruesit e udhëtimit që kanë detyrime të pavarura ligjore mund të kenë afatet e tyre; mund të kërkosh kontaktin e tyre.

Të drejtat dhe kontakti

Në të njëjtin email mund të kërkosh akses, korrigjim ose kufizim të përpunimit. Për shqetësime mbi trajtimin e të dhënave mund t’i drejtohesh edhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.


Request account and data deletion

This page covers the See Albania app and website operated by LinkUp SHPK. You do not need to sign in or reinstall the app to send a request.

Request deletion by email

Email contact@see-albania.com with the subject Account and data deletion — See Albania. Include your account email and, where relevant, a booking reference, and state whether you want your account and associated data deleted or only specific data. We verify ownership before deletion. Do not send passwords, PINs, payment card details or identity documents with the initial request.

Processing time

Our team handles requests manually within 30 days of receipt. Sending an email does not immediately delete your account. We will confirm the outcome and explain any retained data, the reason and the applicable period or legal criterion.

Data deleted and retained

Account deletion covers your profile, contact details, preferences and account-related data, including identifiable reviews, comments or uploaded materials, except for the limited records below. Access to the deleted account is closed. Requests also cover data processed by our service providers on our behalf, according to their role.

  • Accounting records: relevant invoices and supporting records of bookings, payments, commissions and refunds are retained for 10 years after the close of the reporting period, or longer only where required by a specific legal provision. This does not automatically apply to your entire profile or history.
  • Legal matters: only necessary evidence for an identified obligation or claim is retained until it is resolved and the applicable legal periods end. We review the need and explain the specific criterion. We do not retain all personal data indefinitely just in case a question arises.

Archive access is limited to authorized people handling the relevant purpose. Retained records are not used for marketing. Once the purpose and period end, the data are deleted or irreversibly anonymized.

Active services

Deleting your account does not automatically cancel a booking. Include any active booking reference so we can help with it under its booking terms. Travel providers with independent legal obligations may have their own retention periods; you may request their contact details.

You can use the same email to request access, correction or restriction of processing. You may also contact the Albanian data protection authority.

Politika e privatësisë / Privacy policy · See Albania

Our partners

Made in Albaniamadeinalbania.shop
LinkUp SHPKYouTube